Kapen duke shitur kokainë dhe kanabis, dy të arrestuar në Fier

Kapen duke shitur kokainë dhe kanabis, dy të arrestuar në Fier

13:09, 11/06/2024
A+ Aa A-

Kapen duke shitur kokainë dhe kanabis, dy të arrestuar në Fier

Finalizohet operacioni i koduar “Procesi”. Gjatë këtij operacinë kanë rënë në pranga dy persona të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas policisë janë sekuestruar dhjetëra doza të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

“Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndëve narkotike të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektrike, një grirëse bimore, një mjet prerës (thikë) dhe 4 celularë, që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.  Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, i ndanin në doza në banesat e tyre dhe i shitnin në lagje të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco