Dhunoi bashkëshorten dhe ia mbathi, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Maliq

Dhunoi bashkëshorten dhe ia mbathi, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Maliq

14:04, 11/06/2024
A+ Aa A-

Shpallet në kërkim një 41-vjeçar në Korçë. Mësohet se 41-vjeçari L.B ka dhunuar bashkëshorten e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Pasi kreu veprën penale, 41-vjeçari është larguar dhe është në kërkim nga Komisariati i Policisë Maliq.

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori dhe vijon puna puna për kapjen e shtetasit L. B., 41 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, banuese në Vashtëmi, Maliq, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco