Syri Tv zbardh detaje të reja nga dosja e SPAK: Hektor Xheçuka fshihet prej kohësh në Dubai, dy vëllezërit Xheçuka morën pjesë në vrasje

20:23, 19/05/2024
A+ Aa A-

Syri Televizion ka zbardhur që goditi 7 grupe kriminale.

Hektor Xheçuka i konsideruar nga  Policia e Shtetit si vrasës me pagesë, rezulton i përfshirë në ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit në Fier, vrasje për të cilën është dënuar krutani Albert Zaja. 

Xheçuka prej kohësh ka gjetur strehim në Dubai. Ndërkohë familja Troplini ku SPAK sekuestroi rreth 1 milionë euro kesh gjatë operacionit, pretendon se këto të ardhura janë nga sipërmarrjet e familjes.

SYRI TV

Syri Televizion ka zbardhur detaje nga episode të dosjes së spak, ku u lëshuan 50 urdhërarreste në operacionin për goditjen e 7 grupeve kriminale.

Matjani Hektor Xhaçuka, i konsideruar si vrasës me pagesë  është një nga personat e shpallur në kërkim nga spak, në kuadër të këtij operacioni.

Xheçuka mësohet se ndodhet në prej një viti në Dubai, teksa emri I tij del në dy episode nga zbërthimet e aplikacionit SKY ECC.

Dy nga episodet kriminale që SPAK pretendon se ka arritur të zbardhë ku është I përfshirë xHEçUKA  janë vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier dhe tentative e vrasjes së Enrik Metës në Burrel.

Për këto dy ngjarje SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Tori Xheçukën dhe disa persona të tjerë. Por që nga moment kur kanë ndodhur këto ngjarje policia e Shtetit dhe prokuroria e Fierit dhe ajo e Matit, kanë dalë me konkluzjone të qarta se kishin arritur të zbardhnin krimet dhe të vinin në pranga disa persona.

Sipas hetimeve të SPAK, Xheçuka, del se ka pasur rol të caktuar dhe në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në qytetin e Fierit. ngjarje deri diku e zbardhur nga prokuroria e Fierit, duke dënuar me 19 vjet njërin nga të arrestuarve Albert Zaja.

Në këtë ngjarje kriminale besohet se ka marrë pjesë dhe Elson Xheçuka, vëllai i Hektor Xheçukës nga Kamza.

Deri më tani mendohet se Elson Xheçuka është personi që ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin.

Aksioni I Reneas dhe SPAK solli sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme parash në banesën  dhe lokalin e Fatmir Troplinit, djalit të biznesmenit të Durrësit, Xhevdet Troplini, i cili në Durrës njihet me nofkën “Poja”.

Këto jane fotot nga operacioni spak, teksa vetëm shuma e monetore e gjetur në banesë shkon deri në 1 milionë euro, ndërsa pasuria e përgjithshme në makina dhe ora luksoze të sekuestruara, përllogaritet në gati 3 milion euro.

Syri tv sipas burimeve jo zyrtare nga SPAK  mëson Familjarët e Fatmir Troplinit, kanë pretenduar se kjo pasuri rrjedh nga aktiviteti tregtar në biznesin e shitjes së vezëve dhe pulave, biznes ky që administrohet nga familja Troplini.

Pjesa më e madhe e bosëve të krimit në Shqipëri ishin larguar përpara kryerjes së këtij operacioni, duke hedhur dyshime të forta për dekonspirimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco