Zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Debatuam pak sekonda, e pashë që...

Zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Debatuam pak sekonda, e pashë që...

09:42, 16/05/2024
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës, personit që qëlloi për vdekje policin Novruz Cenalia.

Autori ka deklaruar në polici kur u mor në pyetje nga grupi hetimor: “Kam debatuar pak sekonda, e pashë që futi dorën për të nxjerrë pistoletën. E nxora pistoletën dhe e qëllova një herë. Pistoleta i ra nga dora tek këmbët. Mora makinën ku ishte dhe mamaja brenda dhe ika".

Autori është marrë me makinë tek familja e tij nga negociatori. Pasi janë larguar nga familja, rrugës kane takuar forcat RENEA dhe ua kanë dorëzuar atyre.

Ndërkohë që negociatori i ka shoqëruar dhe më pas ka shkuar edhe ai në polici.

Arratia e 23-vjeçarit zgjati vetëm 2 ditë, ndërsa mësohet se ai fshihej në fshatin Dërmenas.

Ai u vetëdorëzua pasnegociatave të babait dhe dajës së tij, të cilët i kanë kërkuar që të dorëzohet pasi në rrethimin që forcat RENEA e FNSH-se kishte bërë ishte i pamundur largimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco