Turistët fillojnë nga krimet/ Britaniku vjedh automjetin në Paskuqan dhe shkakton aksident, bie në prangat e policisë

Turistët fillojnë nga krimet/ Britaniku vjedh automjetin në Paskuqan dhe shkakton aksident, bie në prangat e policisë

14:50, 19/05/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, me inicialet N. Ch., banues në Korfuz, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas britanik, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë, dhe gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara.

Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Kamëz

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, për veprat penale "Vjedhja", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Ky shtetas, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë, dhe gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara. Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco