Operacion anti-kanabis në Kukës/ Asgjësohen dhjetra bimë dhe shpallen në kërkim katër anëtarët e një familje

Operacion anti-kanabis në Kukës/ Asgjësohen dhjetra bimë dhe shpallen në kërkim katër anëtarët e një familje

10:57, 10/06/2024
A+ Aa A-

Në kuadër të megaoperacionit anti-kanabis “Territor i Pastër” në Kukës janë gjetur dhe asgjësuar 143 bimë narkotike kanabis sativa.

Autoritet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 shtetas, familjarë si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër familjar për moskallëzim krimi.

Gjatë kontrolleve “Blutë” kanë sekuestruar edhe në armë zjarri e një sasi municioni luftarak.

Në gjendje të lirë janë proceduar edhe kryeplaku i fshati dhe inspektori i pyjeve.

Njoftimi i policisë:

DVP Kukës/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Tejdrinë, Kukës dhe asgjësohen 143 bimë narkotike cannabis sativa.

Identifikohen dhe shpallën në kërkim 4 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit), autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Procedohet në gjendje të lirë 1 familjar tjetër, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi muncioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve.

Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve, për moskallëzim krimi dhe për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë gjetur të mbjella në fshatin Tejdrinë, 143 bimë narkotike.

Nga hetimet e kryera janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi, shtetasit L. M., 49 vjeç, N. M., 44 vjeç (vëllezër), si dhe djemtë e 49-vjeçarit, shtetasit A. M., 23 vjeç dhe L. M., 25 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë. Vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit, shtetasin T. M., dhe për shtetasin M. M. (vëllai i shtetasve N. M. dhe L. M.) për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe për inspektorin e pyjeve, shtetasin A. H., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco