VIDEO/ Gjyqi ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj shtyhet për në fund të korrikut

10:51, 10/06/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme shtyn më 26 korrik seancën paraprake për dosjen e sterilizimit.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkoi kohë për tu njohur me aktet. Seanca e kësaj të hënë parashikonte vendimmarrjen e GJKKO për të pranuar ose jo kalimin për gjykim të dosjes.

‘Ishte një seancë paraprake  dhe prandaj bëhet edhe me dyer të mbyllura. Se çfarë u tha aty, është pjesë e sekretit hetimor.

Gjykata vendosi që me kërkesën e të gjithë avokatëve dhe personave të tjerë, meqenëse dosja është shumë voluminoze që të lejë një afat dhe seanca u la në 26 korrik’, tha Ilir Beqaj për mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco