Gjykata ja kalon SPAK-ut hetimin e aksidentit të deputetit Xhafa

Gjykata ja kalon SPAK-ut hetimin e aksidentit të deputetit Xhafa

10:49, 10/06/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme vendosi t’i kthejë SPAK aktet për deputetin Qani Xhafa për ta hetuar lidhur me aksidentin e 13 marsit 2023 në Elbasan.

GJKKO shqyrtoi kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli moskompetencë lëndore për çështjen e deputetit. Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jo kompetente dhe do t’i kalojnë SPAK, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.

Prokuroria e Posaçme do të marrë në shqyrtim dosjen e deputetit, ku pas kryerjes së hetimeve do ia referojë GJKKO për veprime të mëtejshme.

Ndaj Qani Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Aksidenti u shënua në kohën kur Xhafa ishte kandidat për deputet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco