Fenomeni ‘Sextortion’/ Gazetarja investigative: 9/10 denoncimet e marra janë për shantazhet

10:31, 10/06/2024
A+ Aa A-

Fenomeni ende i ri i quajtur "sextortion" nënkupton seks dhe më pas shantazh.

Në shumicën e rasteve, burrat takojnë gra të reja. Një bisedë e shkurtër përmes rrjetevekthehet shpejt në muhabet digjital dhe më pas në dërgimin e fotografive apo dhe në ndonjë bisedë live me video.

Nëse viktima përfshihet në këtë bisedë dhe shfaqet lakuriq para kamerave, autori e regjistron atë. Pas kësaj vjen kërkesa për para. Autoritetet në mbarë botën po paralajmërojnë për këtë llojmashtrimi.

Nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ gazetarja e ‘Piranjave’ Kamila Xhakaj u shpreh se 9/10 denoncimet e marra në ditë në redaksi janë vetëm për shantazhet, pra drejtuar personave të cilët publikojnë foto dhe video intime të vajzave dhe grave.

Deklarata e saj:

"E kemi kthyer në një mision sepse denoncimet kanë qenë të shumta, nëse na vijnë 10 denoncime në ditë, 9 prej tyre janë vetëm për shantazhet, për përndjekësit, për persona të cilët publikojnë foto dhe video intime, ish-partnerë që duan të kthejnë ish-partneren në këtë lloji forme.

Prandaj kemi zgjedhur që ta bëjmë këtë, që ta zgjidhim me policinë dhe për një arsye tjetër, sepse ka qenë në fillim denoncimi në polici dhe më pas ka ardhur tek ne, nuk është marrë për bazë dhe është dashur të shkojmë ne si media ta bëjmë denoncimin së bashku me denoncuesen dhe të merren masa.

Mendoj dhe personalisht nga ajo që unë kam konstatuar në investigimet që unë kam bërë, këta persona ndahen në dy kategori:

1-) Janë personat të cilët kanë pasur një marrëdhënie intime dhe kanë në dorë foto dhe video të personit që i kanë besuar intimitetin e tyre dhe ose duan ta rikthejnë ose duan ta zhvasin

2-) Janë persona të njohur të showbizit me të cilët mund të kenë kaluar një natë me dikë thjesht sa për flirt dhe kanë përfunduar duke u zhvatur nga paratë dhe ndaj kemi parë vajza të showbizit në foto e video +18

Vajzat e showbizit shantazohen nga djemtë dhe siç e tha edhe avokati përfundojnë në grupe të ‘Telegramit’ apo ‘Tik-Tok’

Policia normalisht kur hyn media në mes bëhen më seriozë, nuk dua t'i fus të gjithë në një thes, por bëhen më seriozë dhe e marrin më seriozisht çështjen pasi ne ju japim prova që ata e kanë shumë të vështirë që t’i gjejnë, çojmë foto dhe video, mesazhe të cilat kërcënohen nga këto njerëz.

Pra çojmë një bruto të këtyre denoncuesve ku ata shprehen se kanë arritur në një pikë që mund të bëjnë vetëvrasje pasi nuk po e durojnë më këtë lloj jete, dhe mund të lënë dhe një fëmijë nga pas, sepse denoncueset janë edhe nëna fëmijësh".

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco