Turku i kërkuar në Gjermani për plagosje, arrestohet në Kukës

Turku i kërkuar në Gjermani për plagosje, arrestohet në Kukës

10:21, 10/06/2024
A+ Aa A-

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia Kufitare e Morinës.

Si rezultat i informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kukës, me qëllim ekstradimin, shtetasi turk Z. O., 35 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjermane i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për vjedhje dhe për plagosje. 

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco