Babë e bir me parcelë kanabisi, arrestohen nga policia

Babë e bir me parcelë kanabisi, arrestohen nga policia

10:25, 16/05/2024
A+ Aa A-

Babë e bir kanë rënë në pranga e policisë së Krujës, nën akuzën e prodhimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Cover” u bë i mundur arrestimi i shtetasve H. K., 62 vjeç, dhe A. K., 32 vjeç, të cilët kishin kultivuar 30 rrënjë kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Brret.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1060 fara të dyshuara narkotike kanabisi.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco