Lajmi i fundit

Vula dhe logo e PD/ Gjykata tërhiqet për vendim përfundimtar

SYRI TV/ Si e kamuflonte aktivitetin kriminal Mitri, angazhimi e lidhjet në institucionet fetare

19:14, 19/05/2024
A+ Aa A-

Bisedat në ‘Sky ECC’ kanë zbardhur edhe aktivitetin e  Henerigert Mitrit, ish-drejtorit të Policisë së Lezhës, i cili akuzohet se drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve. Por duket se aktivitetin kriminal, duke shfrytëzuar edhe postin drejtues ne polici, Mitri e kamuflonte edhe me lidhjet apo angazhimin ne institucionet fetare. Në rrjetin social ai ka postuar foto me Papa Franceskun por edhe Aqipeshkvin e Tirane Durrës  imzot Arjan Dodajn.

SYRI TV

Henerigert Mitrin, ish-drejtorin e Policisë së Lezhës rezulton i përfshirë në disa veprimtari kriminale.  SPAK ka prerë urdhër-arrest për Mitri, i cili akuzohet se në bashkëpunim me Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës. Gjithashtu, ish-drejtori i lartë i Policisë së Shtetit, sipas SPAK, Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

*Duket se aktivitin kriminal, duke shfrytezuar edhe postin drejtues ne polici, Mitri e kamuflonte edhe me lidhjet apo angahzimin ne institucionet fetare. Ne rrjete sociale ai ka postuar foto me Aqipeshkvin e tirane Durres  imzot arjan Dodaj, madje duket se per shkak te ketyre lidhjeve ka qene pjese e delegeacioneve ne takime me papa franceskun. Në një foto tjetër ish drejtuesi i lartë i plicisë së shtetit është me imzot Dodajn, dhe bashkëshoretn e tij e cila është edhe zv drejtoresha e pergjithshme e Caritas Nazional. Ndërkohë që lidhjet e tij më herët i ka denoncuar edhe  deputeti i PD, Flamur Noka*

E teksa SPAK kishte në dorë dosjen e mesazheve ku tregohej përfshirja e Mitrit, nga ana tjetër ish drejtori i policisë së lezhës, udhëtonte dhe merrte pjesë në aktivitetet së bashku me bashkëshorten e tij.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka zbardhur përfshirjen edhe të policëve të tjerë në këto veprimtari kriminale. Këshu ish-shefit të Stërvitjes në RENEA, Altin Morina në kultivimin e drogës në zonën e Niklës dhe Tapizës. Gjatë kohë që ka qenë në detyrë si efektiv i Forcave Speciale RENEA, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco