SYRI TV/ Rruga nxjerr në protestë banorët e Malbardhës: Bashkia na ka gënjyer

22:02, 19/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Malbardhë në Kurbin kanë protestuar këtë të diel duke kërkuar shtrimin e rrugës që të çon në zonën e tyre. Ata shprehen se u është premtuar disa herë nga bashkia Kurbin por asnjë herë nuk është realizuar. Banorët thonë se hasin vështirësi në kalim si për punët e përditshme ashtu edhe për urgjencat

SYRI TV

Banorët e fshatit Malbardhë në Kurbin kanë dalë në protestë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e rrugës që lidh zonën e tyre me aksin kryesor. Sipas tyre, segmenti prej rreth 1.3 kilometrash është i amortizuar dhe vështirësisht i kalueshëm, ndërsa prej më shumë se 35 vitesh nuk është kryer asnjë investim.

Banorët thonë se gjendja e rrugës u ka vështirësuar ndjeshëm jetën e përditshme, duke krijuar probleme në lëvizjen e automjeteve, transportin e fëmijëve drejt shkollës, si dhe në rastet e emergjencave shëndetësore.

Në mbështetje të protestës ishin edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kurbinit nga opozita, Albert Ndoci dhe Sefedin Lika. Ata akuzuan Bashkinë Kurbin për investime selektive, duke lënë pas dore fshatra të tëra që prej vitesh përballen me mungesën e infrastrukturës bazë.

Rreth 200 familje që banojnë në pjesen e posjte te fshatit Malbardhë të Kurbinit vijojnë të përballen çdo ditë me vështirësi në lëvizje për shkak të degradimit të rrugës, ndërsa kërkojnë që investimi për këtë segment të mos shtyhet më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco