Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim.
Selmani akuzohet si pjesë e grupit kriminal që organizoi dhe ekzekutoi vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një ngjarje e rëndë e ndodhur kohë më parë.
Çështja ndaj tij u kthye më herët për rigjykim në Shkallën e Dytë nga Gjykata e Lartë, e cila vendosi që procesi të rishikohej edhe një herë në Apel. Megjithatë, pas shqyrtimit, Apeli i GJKKO-s ka vendosur të mos ndryshojë masën e dënimit të dhënë më parë.
Gjatë seancës së sotme ku u shpall vendimi, Ilir Selmani nuk u paraqit fizikisht. Pas këtij vendimi të formës së prerë nga Apeli, ai pritet të transferohet nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”, në të cilën ndodhej, për t’u dërguar në një burg të sigurisë së lartë.
© SYRI.net