Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

08:51, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit . Mësohet se 54-vjeçari ka pësuar parainfrakt.

Në momentin kur është transportuar drejt spitalit, viktima ka pësuar një tjetër goditje në zemër, ndërkohë që ka pasur probleme gjithashtu me epilepsinë.

Në paraburgim ndodhej për lëndë narkotike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco