VIDEO/ Zjarr i madh në Llaman, flakët rrezikojnë banesat

19:06, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e zonës së jugut te qytetit te Himares, ne zonen e quajtur Llaman, ku flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Situata mbetet problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Autoritetet po ndërhyjnë për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun që ato t’u afrohen banesave.

Masat janë marrë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco