EMRI/ Bie nga lartësia, paralizohet punëtori, niset me helikopter drejt Tiranës

EMRI/ Bie nga lartësia, paralizohet punëtori, niset me helikopter drejt Tiranës

17:54, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sarandë, paraqitet në urgjencën e spitalit, i plagosur rëndë, 44-vjeçari Besnik Lika, banues në Sarandë.

Sipas burimeve dyshohet se ka rënë nga soleta teksa ka qenë duke riparuar çatinë e  një objekti.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha bëhet me dije se 44-vjeçari ka pësuar frakturë torakale tetë me pasojë paralizë të këmbëve  dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 44 vjeçari për shkak të gjendjes së rëndë do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, bëjnë me dije burimet nga urgjenca e Sarandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco