Amnistia penale, 60 në burgosur në Drenovë dhe 12 gra në Pojskë fitojnë lirinë

Amnistia penale, 60 në burgosur në Drenovë dhe 12 gra në Pojskë fitojnë lirinë

18:02, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth 60 të burgosur në institucionin e vuajtjes së dënimit në Drenovë pritet të fitojnë lirinë më 15 korrik, në kuadër të zbatimit të ligjit për amnistinë penale.

Sipas të dhënave, përveç lirimit të një pjese të të dënuarve, nga amnistia do të përfitojnë edhe ulje dënimi me 1 vit për burrat dhe 1.5 vite për gratë.

Nga kjo amnisti përjashtohen të dënuarit që janë subjekt i SPAK, si edhe personat e dënuar për vepra penale të rënda.

Ndërkohë, në burgun e grave në Pojskë do të lirohen 12 gra, ndërsa 11 të tjera do të përfitojnë ulje të dënimit me 1.5 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco