SYRI TV/ Kashar, banorët e Kusit në protestë: Duam rikonstruksion të menjëhershëm të rrugës

22:34, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Kus në Kashar kanë vazhsuar denoncimet e tyre për shkatërrimin  e rrugës nga kalimi i kamionëve të tonazhit të rëndë të kompasnise 4AM. Ata kanë denoncuar se kamionët e kompanise 4AM po kalojnë në tokat bujqësore pa lejën e posacme pasi po ndryshojnë herë pas here piketat duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Banorët kanë ngritur edhe problemin e shpronësimeve, që po kryhen në këtë zonë për gjurmën e baj pasit të Tiranës.

SYRI TV

Banorët e fshatit Kus në Kashar, kanë vazhduar denoncimet për  shkatërrimin e rrugës që prek rreth 100 familje, për shkak të kalimit të kamionëve të tonazhit të rëndë të kompanisë 4AM. Banorët kanë denoncuar se kamionët e kompanise 4AM po kalojnë në tokat bujqësore pa lejën e posacme pasi po ndryshojnë herë pas here piketat duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Banorët e fshatit Kus, në një takim me përfqësuesit e njësisë administrative kanë deklaruar se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për lejën që kanë dhënë për kompaninë 4 AM. Ata kanë deklaruar se kalimi I kamionëve po bëhet në rrugën ku kalojnë edhe makinat e thjeshta, gjë që është në kundërshtim me ligjin.

Banorët shtojnë se ndërhyrja e fundit për asfaltimin e këtij aksi rrugor është kryer rreth 50 vite më parë, ndërsa prej atëherë nuk është bërë një rikonstruksion i plotë. Sipas tyre, ura është pika kryesore që lidh fshatin Kus me fshatin Asqol dhe shërben si e vetmja rrugë kalimi për banorët e zonës. Banorët kanë ngritur edhe problemin e shpronësimeve, që po kryhen në këtë zonë për gjurmën e baj pasit të Tiranës.

Ata paralajmërojnë se një shembje e mundshme do të izolonte plotësisht komunitetin, duke vështirësuar furnizimin me produkte bazë dhe aksesin në shërbimet e emergjencës. Kompania 4AM, është një nga shoqëritë  e denoncuara në Emisionin Plug, pasi rezulton se ka qenë një nga pëfituese kryesore të tenderave publik nga Belinda Balluku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco