EMRI/ Aksident tragjik në Elbasan, ndërron jetë 19-vjeçari

EMRI/ Aksident tragjik në Elbasan, ndërron jetë 19-vjeçari

18:43, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 17:00  në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në fshatin Mengël, Njësia Administrative Labinot-Fushë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip autoveturë, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit dhe për pasojë, mjeti ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me forcë me barrierat mbrojtëse anësore.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shtetasi 19-vjeçar Klement Balla, banues në fshatin Griqan të Bashkisë Elbasan, ka humbur jetën pasi është transportuar në spital pa shenja jete.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco