Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Qafë Thanës.
Mësohet se, për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, flakët janë favorizuar dhe po përhapen në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të mesme.
Në vendngjarje ndodhet ekipi i zjarrfikësve të Pogradecit, i cili po punon për neutralizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe përmasat e sakta të sipërfaqes së përfshirë nga flakët.

© SYRI.net