Kultivonte kanabis në vazo mes kanioneve të Progonatit, arrestohet 57-vjeçari në Tepelenë

Kultivonte kanabis në vazo mes kanioneve të Progonatit, arrestohet 57-vjeçari në Tepelenë

09:30, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tepelenës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Rrjedha”, duke arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas policisë, në kuadër të një hetimi të zhvilluar me metoda proaktive dhe në koordinim me Prokurorinë, u dokumentua veprimtaria kriminale e shtetasit I. M., banues në Tepelenë. Ai u kap në thellësi të kanioneve të fshatit Progonat, ku kishte kultivuar në vazo 175 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjatë operacionit, bimët narkotike u asgjësuan, ndërsa 57-vjeçari u arrestua në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në mes të kanioneve në fshatin Progonat, arrestohet në vendngjarje, 57-vjeçari.

Asgjësohen 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim të një hetimi me metoda proaktive, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në koordinim me Prokurorinë, për të dokumentuar me prova ligjore, veprimtarinë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u finalizua operacioni i koduar “Rrjedha”.

Si rezultat i ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale policore, i dyshuari, shtetasi I. M., 57 vjeç, banues në Tepelenë, u arrestua në flagrancë, në thellësi të kanioneve në fshatin Progonat, në mes të të cilave kishte kultivuar në vazo, 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Kontrollet anticannabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco