Krujë/ Digjet vendgrumbullimi i mbetjeve urbane, mijëra tonë plehra në flakë, tymi toksik mbulon zonën

22:50, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në rrethin e Krujës është përfshirë nga zjarri, me flakët që kanë nisur pak kohë më parë dhe janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë mijëra tonë mbetje.

Reja e tymit toksik ka mbuluar zonën përreth, ndërsa zjarri vijon të përhapet me intensitet. Banorët raportojnë se dëgjohen edhe shpërthime, që dyshohet se lidhen me materiale të rrezikshme të përfshira në mbetje.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në zonë nuk ndodhet asnjë mjet zjarrfikës apo efektiv i emergjencave civile, ndërsa deri tani nuk ka pasur një ndërhyrje për neutralizimin e flakëve.

Pavarësisht përmasave të zjarrit dhe afërsisë me aksin kombëtar Fushë-Krujë–Krujë, situata, sipas banorëve, nuk po merr reagimin e duhur nga institucionet përgjegjëse.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco