Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë "Arrest shtëpie" për 3 të ndaluarit pas konfliktit të poliklinika e Shkodrës.
Masa e sigurisë u dha ndaj Arvin Fregjaj, 18 vjeç, dhe Agron Mehmeti, 41 vjeç, babë e bir, të arrestuar në lidhje me plagosjen e 31-vjeçarit Vildan Kepeca.
E njëta masë sigurie u dha dhe për Arben Kepeca, vëllai i të plagosurit, i cili u arrestua pasi u kap në posedim të një arme zjarri.
Babë e bir kanë deklaruar që ka qenë një konflikt i çastit, ndërsa Kepeca nuk ka folur në gjykatë.
Ngjarja ndodhi me 16 korrik në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës, ku pas një konflikti mbeti i plagosur Vildan Kepeca.
© SYRI.net