Një person është gjetur i djegur brenda në makinë. Ngjarja e rëndë është shënuar në Korçë sot në mëngjes rreth orës 08:40 në lagjen nr 10.
“Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se Irakli Çinoku, 66 vjeç mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit” informoi sot policia.
Sipas të dhënave, mësohet se viktima jetonte momentalisht vetëm pasi ka patur probleme në familje me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka shkuar në Greqi për të jetuar me dy fëmijët që ka ccifti.
Viktima ka lënë një shënim para ndërmarrjes së aktit të rëndë duke i vënë flakën mjetit e duke u vetëflijuar. Në shënimin e gjetur nga policia, mësohet se viktima ka shkruar "Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen".
Dyshohet se kjo ka qenë arsyeja që 66 vjeçari i dha fund jetës, pasi ndihej fajtor për marrëdhënien jo të mirë brenda familjes. Policia vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip "Benz" është përfshirë nga flakët.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Ç., rreth 66 vjeç.
Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
© SYRI.net