Lajmi i fundit

Protesta e 52-të qytetare/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama jepe dorëheqjen

Dështon seanca paraprake për Erion Isain, nuk paraqitet në gjyq

15:59, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca e parë paraprake për kryebashkiakun socialist të Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë zgjati vetëm deri në prezantimin e palëve. Për disa nga të pandehurit që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, gjykata vlerësoi se nuk ishin njoftuar në mënyrën e duhur ligjore, ndërsa vetë Isai nuk u paraqit, përkundër ish-drejtorit të ARRSH-së Ergys Verdho që mori pjesë dhe disa të pandehurve të tjerë.

Seanca ku togat e zeza do vendosin nëse e kalojnë ose jo për gjykim dosjen u la për më 9 shtator. 

Kujtojmë se para ngritjes zyrtare të akuzës nga Prokuroria e Posaçme, aferat e Bashkisë së Kolonjës dhe ARRSH-së u dënoncuan ekskluzivisht nga emisioni investigative  “Plug” në Syri Televizion. Sa i përket tenderit për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, Loti 2, me fond limit rreth 30.7 milionë euro, rezultoi se Bashkia Kolonjë pretendoi se kishte dorëzuar një projekt për rrugën, por hetimet provuan se një projekt i tillë nuk ekzistonte.

Procesverbali i marrjes në dorëzim të projektit rezultoi i falsifikuar, ndërsa fondi limit u përllogarit pa një projekt të vlefshëm dhe mbi të dhëna të përgatitura nga administratorja e kompanisë “A&E Engineering”, e cila më pas fitoi kontratën e supervizimit.

Nga ekspertimi teknik dhe financiar u arrit në përfundimin se fondi limit limit ishte fryrë me 590.2 milionë lekë, ose rreth 6.3 milionë euro.

Në tenderin për supervizimin e punimeve të rrugës Korçë–Ersekë, me fond limit rreth 242 mijë euro, SPAK konkludoi se anëtarët e KVO kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik, duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë “A&E Engineering” të Entela Çanos.

Ndërsa në tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit të Ersekës, me fond limit rreth 49 mijë euro, hetimet treguan se fondi limit dhe specifikimet teknike u hartuan duke u bazuar në oferta fiktive dhe dokumente të përgatitura nga vetë kompania fituese.

TË PANDEHURIT

Erion Isai                        Kreu i bashkisë Kolonjë          
Eljona Mydini                  Ish zv. Kryetare e Bashkisë Kolonjë
Erjon Cenko                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Engjëll Dine                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ermal Zylfo                    Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Armand Tafil                  Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Muharrem Tartari          Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Shpëtim Liço                Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ergys Verdho                Ish kreu i ARRSH
Erald Elezi                    Ish drejtor në ARRSH
Genti Raça                   Përgjegjës preventivi në ARRSH
Donikë Shehu               Ish specialiste në ARRSH
Klarita Konomi              Ish specialiste në ARRSH
Nikollaq Mihali              Specialisti në ARRSH
Erdit Salillari                 Përgjegjës sektori në ARRSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco