Lajmi i fundit

Protesta e 52-të qytetare/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama jepe dorëheqjen

Elbasan, 4 të plagosur nga atentati në lokal, autori me maskë! Prezent dhe nipi i 'Ot Kiles'

Elbasan, 4 të plagosur nga atentati në lokal, autori me maskë! Prezent dhe nipi i 'Ot Kiles'

15:18, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e trefishtë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Në lokal në momentin kur ndodhi atentati kanë qenë rreth 20 persona mes të cilëve dhe efektivi i policisë që ndodhej jashtë shërbimit edhe nipi i  Kastriot Kila është emer i njohur për autoritetet.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, objektiv i sulmit dyshohet se kanë qenë Armando Tomorrica dhe Renaldo Mance, ndërsa i plagosur aksidentalisht ka mbetur edhe Biorgi Hoxha, 19 vjeç, kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se autori i dyshuar kishte pasur më herët një konflikt me Tomorricën dhe Mancen, çka dyshohet të ketë qenë edhe motivi që e shtyu të ndërmerrte sulmin me armë zjarri.

Por nuk përjashtohet pista e hetimit se shënjestër e autorit ka qenë nipi i Kastriot Kilës,  i njohur si “Ot Kila”, një personazh i njohur në botën e krimit.

Mësohet se autori ka përdorur maskë për të mbuluar fytyren dhe se është larguar në këmbë pasi ka qëlluar nga 3 personave.

Për shkak të errësirës është vështirësuar identifikimi i autorit që vijon të jetë në kërkim.

I lënduar lehtë ka mbetur edhe një person i 4-t që është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco