Hajdutja seriale Kumrie Zika, pasi vodhi afro 5 mijë euro në një biznes në zonën e ‘Vorrit të Bomit’, është liruar sërish pas vetëm tri ditësh, duke shpëtuar edhe këtë herë vetëm me masën ‘detyrim paraqitjeje’.
Zika ishte paraqitur si e interesuar për punë në një biznes që merret me ‘Exchange’ dhe transferta parash brenda dhe jashtë vendit. Biznesi e mori në provë dhe që në ditën e parë Zika shfrytëzoi vetëm pak sekonda neglizhencë të punonjësit tjetër për të vjedhur 5 mijë euro dhe për tu zhdukur në rrugicat e ngushta të lagjes.
Menjëherë pas ngjarjes, biznesi i dëmtuar njoftoi policinë, e cila pasi e identifikoi përmes kameravë të sigurisë dhe arriti ta identifikojë dhe ta arrestojë në zonën e ‘21 Dhjetorit’.
Pavarësisht se ajo ka kryer të njëjtën vepër penale në mënyrë të përsëritur, qëndrimi në burg ka zgjatur vetëm 3 ditë.
© SYRI.net