Një investim infrastrukturor i nisur në rrugën Kastriotet në Kamëz nuk është në pritshmëritë e banorëve. Ata shprehen se projekti ka devijuar duke bërë që në disa segmente të mos ketë trotuare, teksa theksojnë se rruga është vetëm 3.5 meter dhe në të nuk shkëmbehen dot as dy mjete.
SYRI TV
Një investim i nisur në rrugën “Kastriotët” në Kamëz ka sjellë shqetësimin e banorëve, të cilët shprehen se punimet nuk po kryehne në raport me kërkesat e tyre.
Banorët shprehen se rruga është vetëm 3.5 metra çka sipas tyre nuk shkembehen dot dy makina.
Ata theksojnë se projekti ka devijuar, duke bërë “kurban” trotuarët dhe se aty nuk kalojnë dot mjete të rënda dhe zjarrëfikëse.
Banorët shprehen se punimet janë jo cilësore dhe i kërkojnë Bashkisë Kamëz të monitorojnë punën e kompanisë private.
© SYRI.net