Alarm te Liqeni Artificial/ Nepërka helmuese pranë këndit të lojërave, rrezik për fëmijët

Alarm te Liqeni Artificial/ Nepërka helmuese pranë këndit të lojërave, rrezik për fëmijët

14:37, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga një qytetar ka ngritur alarmin për sigurinë e fëmijëve në zonën rekreative të Liqenit Artificial të Tiranës. Në pamjet e publikuara, të filmuara më 19 korrik, shihet një gjarpër i kamufluar mes barit dhe tokës, vetëm pak metra larg këndit ku luajnë çdo ditë dhjetëra fëmijë.

Sipas qytetarit që ka filmuar videon, zvarraniku ishte pothuajse i padukshëm për shkak të ngjyrës së tij, ndërsa në disa momente nxjerr kokën nga bari. Ai shprehet se nuk dihet nëse gjarpri është helmues, por thekson se prania e tij në një nga zonat më të frekuentuara nga familjet përbën një rrezik serioz.

Në videomesazh, qytetari i bën thirrje Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për kontrollin dhe sigurimin e zonës, duke kujtuar se gjatë pasdites aty mblidhen qindra fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre.

“Është shumë afër zonës kryesore ku luajnë fëmijët. Është shumë e rrezikshme. Kush ka mundësi, t’ia dërgojë këtë video Bashkisë që të ndërhyjë,” dëgjohet të thotë ai në video.

Qytetari tregon se zgjodhën të mos e vrisnin gjarprin, por ta filmonin dhe të njoftonin publikisht për praninë e tij, me shpresën se autoritetet do të marrin masa për të shmangur çdo incident të mundshëm.

@mr.besfortkryeziu Ky gjarper po levizte aty ku luajne qindra femije. Sot, te Liqeni Artificial i Tiranës, shumë pranë zonës ku luajnë fëmijët, hasa këtë gjarpër. E filmova që ta shihni edhe ju. Nuk mund të them nëse është helmues apo jo, por mendoj se kjo zonë duhet të kontrollohet nga autoritetet për të garantuar sigurinë e familjeve dhe fëmijëve. Shpresoj që Bashkia e Tiranës të marrë masat e nevojshme dhe të monitorojë zonën. #gjarper #besfortkryeziu ♬ Epic Inspiring - Kidmada

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco