Është lokalizuar dhe arrestuar në Angli, një shtetas shqiptar i dënuar me 24 vjet burgim, për vrasje me paramendim.
Më datë 24.12.1999, shtetasi Sabri Sopoti ka vrarë me armë zjarri (automatik), shtetasin B. K.
Ndërkohë që Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 60-vjeçarit, në Shqipëri.
Njoftimi:
Policia e Shtetit
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Lokalizohet, kapet dhe arrestohet në Angli, një shtetas i dënuar me 24 vjet burgim, për vrasje me paramendim.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u kap në Angli, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Sabri Sopoti, 60 vjeç.
Gjykata e Dibrës, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Më datë 24.12.1999, shtetasi Sabri Sopoti ka vrarë me armë zjarri (automatik), shtetasin B. K.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 60-vjeçarit, në Shqipëri.
© SYRI.net