Ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë

Ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë

08:39, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në një kohë kur moti i keq dhe erërat e forta kishin shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Himarës. Viktima është një 55-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte dërguar për të ndihmuar ekipet lokale të OSHEE-së në rikthimin e energjisë.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë punës për eliminimin e defektit, 55-vjeçari ka humbur jetën. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të jetë goditur nga rryma elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza teknike që do të zbardhë plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Ndërkohë, i gjithë bregdeti i jugut u godit nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë ka shkaktuar kaos përgjatë shëtitores së Lungomares, ku karriget dhe tavolinat e lokaleve janë marrë përpara nga stuhia duke fluturuar në mes të rrugës e duke vështirësuar lëvizjen.

Rrufetë e njëpasnjëshme kanë ndriçuar qiellin e qytetit bregdetar gjatë gjithë kohës së stuhisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco