Himarë/  I zuri stuhia në mes të detit, shpëtohet familja, çifti me tre fëmijët

Himarë/ I zuri stuhia në mes të detit, shpëtohet familja, çifti me tre fëmijët

15:52, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pesë pjesëtarë të një familjeje u rrezikuan të mbyten mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30/

Policia u njoftua se disa shtetas në një mjet lundrues në afërsi të plazhit të Jalës, kishin nevojë për ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt për shkak të kushteve të këqija atmosferike.  

Pas kërkimeve në det, policia kufitare bëri të mundur lokalizimin e mjetit lundrues në bordin e të cilit ndodheshin 5 shtetas, një çift bashkëshortësh dhe 3 fëmijët e tyre.  

5 shtetasit u transportuan me mjetin e Policisë Kufitare, drejt PKK Himarë, në gjendje të mirë shëndetësore.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco