EMRI/ I shkrepet arma e zjarrit teksa e pastronte, humb jetën 50-vjeçari në Maliq

EMRI/ I shkrepet arma e zjarrit teksa e pastronte, humb jetën 50-vjeçari në Maliq

20:20, 19/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një person rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi ishte duke pastruar armën e zjarrit tip çifte gjahu.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zemblak.

Sipas burimeve për SYRI-n, Taulant Myftarlli rreth 50 vjeç ka qenë duke pastruar armen tip çifte ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht.

Për pasojë 50 vjeçari ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.  

Maliq/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco