Shpërthim gjatë natës në Tiranë, reagon policia: Ndodhi në një kantier në ndërtim

Shpërthim gjatë natës në Tiranë, reagon policia: Ndodhi në një kantier në ndërtim

08:13, 11/06/2024
A+ Aa A-

Një shpërthim u raportua mbrëmjen e së hënës në Tiranë, çka solli edhe reagim zyrtar nga policia e kryeqytetit.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim.

Mësohet se u dëgjua një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën "Myslym Shyri", ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco