Sekuestrohet pasuria e Eldi Dizdarit, bosit të kokainës të ‘Kompania Bello’

Sekuestrohet pasuria e Eldi Dizdarit, bosit të kokainës të ‘Kompania Bello’

09:53, 11/06/2024
A+ Aa A-

Biznesmeni Eldi Dizdari, i njohur ndryshe edhe si Denis Matoshi, është një nga kokat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Emri  i tij ka dalë në disa prej operacioneve, por më i rëndësishëm është operacioni ndërkombëtar i koduar ‘Kompania Bello’.

SPAK njofton sot, se ka sekuestruar pasuritë e Dizdarit, që ndodhen në emrin e tij apo të të afërmve në Tiranë.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në ligjin Nr.10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar, ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’, ka paraqitur para Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Denis Matoshi (Eldi Dizdari), i cili rezulton të jetë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Firences/Itali me Vendimin nr. 9065/15 RGNR 56909/19 RG GIP, datë 25.11.2019, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprës penale ‘Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha’, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë. Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me Vendimin nr.34, datë 22.12.2023, ka vendosur ndër të tjera, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit, të pasurive si më poshtë:

Pasuria e llojit ‘Njësi’, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga ‘Bajram Curri’, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

Pasuria e llojit ‘Garazh’, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga ‘Bajram Curri’, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

Pasuria e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga ‘Dervish Hima’, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.

Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga ‘Dervish Hima’, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.

Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;

Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga ‘Gjergj Legisi’, Tiranë, e llojit ‘Apartament’ me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.;

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.100, datë 29.05.2024, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 22.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco