Dr. Brataj: Për ty përdorues i drogave sintetike, shpërdorues i jetës tënde!

Dr. Brataj: Për ty përdorues i drogave sintetike, shpërdorues i jetës tënde!

10:54, 11/06/2024
A+ Aa A-

Nga Dr. Skënder Brataj, drejtor i Qendrës së Urgjencës Mjekësore.

Për ty, përdorues i drogave sintetike dhe shpërdorues  i jetës tënde, disa informacione:

Drogat sintetike, ndryshe nga substancat narkotike me origjinë natyrore ku principi aktivë i tyre nxirret nga bimët, si kokaina, kanabinoidet ose morfina nga e cila merret heroina, prodhohen ekskluzivisht në laboratorë klandestinë, të paligjshëme, të pakontrolluar nga asnjë institucion publik!

Jeta jote është pazar i fitimit të këtyre laboratorëve! Mendon se i intereson jeta juaj më shumë sesa fitimi i menjëhershëm pa asnjë mundim?

MDMA (Ecstasy)

Rrjedh nga amfetaminat dhe ka një strukturë kimike të ndryshme e cila shkakton haluçinacione. Këto substanca veprojnë në receptorët e serotoninës e cila është një neurotransmetues përgjegjës për ndjesi të tilla si kënaqësia, gëzimi, dashuria, rregullimi i oreksit dhe ritmit gjumë-zgjim.

MDMA rrit kohëzgjatjen e këtyre veprimeve në mënyrë të sforcuar për organizmin, duke mbingarkuar pothuajse të gjitha organet dhe duke shkaktuar efekte si në nivelin psikik ashtu edhe në atë somatik.

Kush janë efektet?

MDMA (ekstasy) shkakton iluzionin e një marrëdhënieje më të mirë me të tjerët, një ndjenjë paqeje me veten më të mirë dhe rritje të ndjesive të kënaqëshme, arsye kjo që i detyron përdoruesit ta marin atë sa më shpesh!

Efekti kryesor i tyre është se shkakton haluçinacione (nga folja latine alucinàri, të mashtrosh veten), konfuzion, delir (është një psikozë e karakterizuar nga një formë deliri kronik i bazuar në një sistem besimesh iluzore që personi beson se janë të vërteta (rezistente ndaj çdo kritike) dhe që ndryshojnë qasjen e tij ndaj realitetit.

Imagjinoni veten tuaj në makinë, në lartësi dhe çdo ambient tjetër kur nuk jeni në gjendje të dalloni se ku ndodheni!

Rasti i personit vitin e kaluar në sheshin Skënderbej, i cili kur u ndalua mendonte se ishte në autostradë me makinë!

Rreziqet

Toksiciteti i substancës manifestohet në nivel organesh të ndryshme, me neurotoksicitet, hemorragji intrakraniale, intoksikacion kardiak, hipertension pulmonar, dridhje, konvulsione dhe intoksikim të mëlçisë. Rreziku më i madh është fillimi i hepatitit fulminant, i cili ka shkaktuar vdekjen në shumë raste të të rinjve që kanë përvojën e tyre të parë me këtë substancë.

Po aq e rrezikshme është edhe hipertermia malinje e shkaktuar nga MDMA(ekstasy) e përforcuar nga dehidratimi dhe temperaturat e larta, të cilat mund të çojë në trombozë, koagulim intravaskular dhe në disa raste vdekje. Përdorimi i tyre bëhet sidomos në diskoteka dhe festa masive. MDMA (ekstasy) e paligjshme zakonisht shihet në formë tabletash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco