'U dëgjuan britmat e saj'/ Shqiptari godet 3 herë me thikë gruan në Itali

'U dëgjuan britmat e saj'/ Shqiptari godet 3 herë me thikë gruan në Itali

09:57, 16/05/2024
A+ Aa A-

Një 62-vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë me thikë gruan e tij 58-vjeçare, në Torino të Italisë.

Siç shkruajnë mediat italiane, ishin fqinjët ata që lajmëruan policinë pasi dëgjuan britmat e gruas. Kjo e fundit është dërguar në spital me 2 plagë të rënda në fytyrë dhe një në shpatull. Ndërkohë në pranga është vënë autori i plagosjes.

Bazuar në informacionet paraprake, ka dyshime se çifti kanë pasur debate të herëpashershme.

Tashmë mbi shqiptarin rëndon akuza e “vrasjes së mbetur në tentativë dhe keqtrajtim familjar”. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes, ndërsa 62 vjeçari ndodhet në burgun e Ivreas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco