Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Lushnjë/ Vajza në prag divorci...

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Lushnjë/ Vajza në prag divorci...

17:00, 19/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të dielë qytetin e Lushnjes, ku një 82-vjeçar plagosi me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare e më pas i dha fund jetës së tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen ’18 Tetori’ në Lushnje, ku 82-vjeçari Behar Musaku dyshohet se pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pasi plagosi të bijën, 82-vjeçari i dha fund jetës së tij, me të njëjtën armë që qëlloi 40-vjeçaren.

Sipas policisë, 82-vjeçari armën e kishte të pajisur me lejen përkatëse, ndërsa mësohet se 40-vjeçarja jetonte në Tiranë dhe kishte shkuar e në shtëpinë e prindërve për vizitë.

Rudina Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin. Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat. Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.

Nga ana tjetër, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco