VIDEO/ Alma Arrazi përcillet te banesa e fundit, vëllai: U martua me dashuri

12:28, 08/05/2024
A+ Aa A-

Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh nga lumi Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen.

Pasi është dërguar në Durrës sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë pak njerëz.

Siç shihet edhe nga pamjet, ceremonia është kryer në heshtje, pa lot e deklarata.

Në varrim ishte i ati, motra dhe dy vëllezërit.

Shkëlzen Bushati, vëllai i Alma Arrazit, ka qenë në një lidhje direkt në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të moderatores Evis Ahmeti, ku ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

“Për herë të fundit me Almën kam folur në 1 mars, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më. E pyeta si je si po shkojnë punët, kaq.

Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra. Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin sepse ai i tha dua që të rri me ju. Ajo u kthye por ai nisi sërish.

Kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë. Unë vetë nuk e njoh. Nuk di nëse motra e njihte. Thjeshtë më kishte thënë që dyshonte për një vajzë.

Motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video.

Alma me Erdgysin kanë 10-12 vite të martuar. Janë marrë me dashuri jo me shkuesi”, tha ai për gazetaren Anila Ahmataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco