Tragjedia/ Erdgys Arrazit i jepet leje të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve

Tragjedia/ Erdgys Arrazit i jepet leje të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve

10:15, 08/05/2024
A+ Aa A-

Trupi i të ndjerës Alma Arrazi është marrë nga familjarët e saj dhe do të prehet në qytetin e Durrësit, vendlindjen e saj. 

Trupi i pajetë 39-vjeçares u gjet një ditë më parë nga polumbarët e RENEA-s në ujërat e lumit Buna.

Bashkë me të, polumbarët mundën të gjenin edhe trupin e pajetë të djalit 3-vjeçar.

Bashkëshorti i Almës dhe babai i 3 fëmijëve të ndjerë, Erdgys Arrazi, ka marrë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve.

Erdgys Arrazi është lënë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’ nga Gjykata e Shkodrës për akuzat 'dhunë në familje' dhe 'shkaktim të vetëvrasjes'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco