Lëvizte me armë, municione dhe kanabis, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë, municione dhe kanabis, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

10:10, 04/02/2024
A+ Aa A-

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Arbana”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me atë të Forcës së Posaçme Shqiponja, në DVP Tiranë.

U kap në flagrancë, duke lëvizur i armatosur, vihet në pranga një 22-vjeçar.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë me krëhër dhe municion luftarak, si dhe fara kanabisi, që iu gjetën 22-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës.

Shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ndodhej një shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arbana”, për kapjen e tij.

Vodhi automjetin e parkuar, arrestohet ‘'skifteri'’ nga Laçi që po tentonte të largohej

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 22 vjeç, banues në Arbanë. Gjatë kontrollit të shtetasit R. M., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak si dhe fara të dyshuara kanabisi.

Nga informacionet e marra dyshohet se ky shtetas armën e zjarrit e kishte për ta shitur. Punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco