Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare, diskutohet rezoluta anti-korrupsion

Vrasja në burgun e Peqinit, 11 të arrestuarit dhe Sokol Mjacaj lihen në burg

Vrasja në burgun e Peqinit, 11 të arrestuarit dhe Sokol Mjacaj lihen në burg

16:06, 19/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për lënien në qeli të Sokol Mjacajt dhe gjithë personave të tjerë të arrestuar pas vrasjes në burgun e Peqinit, përfshi edhe drejtorin e institucionit.

Nga qelia ka shpëtuar vetëm një efektiv i burgut, i cili është lënë në arrest shtëpie për shkak se ka një fëmijë të mitur.

Të premten, më 15 dhjetor, Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i transferuar në regjimin 41b, vrau me armë zjarri të burgosurin tjetër Arben Lleshi si dhe plagosi një tjetër të dënuar, Indrit Shaqjen.

Për ngjarjen u arrestuan edhe 12 efektivë të burgut të Peqinit, mes të cilëve edhe drejtori, Kamber Hoxha.

Masat e miratuara, arrest me burg: Sokol Mjacaj, Kamber Hoxha, Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali.

Autoritetet po hetojnë për pistën e vrasjes me pagesë, ndërsa dëshmitë e të arrestuarve dhe të burgosurit të plagosur, Ilir Shaqja, kanë hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Indrit Shaqja ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruara me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë, me të njëjtën përmbajtje.

‘Do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin që ta kryesh vrasjen e Arben Lleshit. Nëse je dakord, na kthe përgjigje me letër’, lexohej në letrat e lëna në derën e të dënuarit të plagosur nga Sokol Mjacaj. Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi, për të cilin deklaroi se ka dijeni gjithë burgu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco