Pas sherrit, nxjerrin armët në lokal! Dy të arrestuar në Shkodër, sekuestrohet një automatik dhe një pistoletë

Pas sherrit, nxjerrin armët në lokal! Dy të arrestuar në Shkodër, sekuestrohet një automatik dhe një pistoletë

10:21, 24/05/2024
A+ Aa A-

Dy persona kanë rënë në pranga në Vaun e Dejës, pasi gjatë një konflikti të çastit, në një lokal, kanosën njëri-tjetrin, me armë zjarri.

Bëhet fjalë për Gerion Trokalaj dhe  Alfred Palushaj. 

Njoftimi i policisë

Vau i Dejës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Equal", për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.     

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas të cilët gjatë një konflikti të çastit, në një lokal, kanosën njëri-tjetrin, me armë zjarri.    

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditë e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit në një lokal në fshatin Bushat, mes 2 shtetasve të cilit kishin kanosur njëri-tjetrin, me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Equal", për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.          
 
Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit G. T., 26 vjeç, banues në Bushat,  dhe A. P., 32 vjeç, banues në fshatin Stajkë.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco