Trafikonin armë nga Kosova, gjykata lë në burg të arrestuarit

Trafikonin armë nga Kosova, gjykata lë në burg të arrestuarit

12:23, 27/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e përshirë në trafik armësh nga Kosova në Shqipëri.

Armët e zbuluara një çantë brenda një makine të ndalur pranë terminalit të autobusëve në Lundër, kishin ardhur nga Kosova, brenda një autobusi që bënte thuajse përditë linjën Prishtinë-Tiranë.

1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Blerim Krasniqi

2. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Blerim Krasniqi atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Muhamet Krasniqi

4. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Muhamet Krasniqi atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

5. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Edonis Thaci

6. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Edonis Thaci atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

7. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Benjamin Shala

8. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Benjamin Shala, atë të “Arrest ne burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

9. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco