Tritol afër biznesit/ Ferdi Sterkaj: Shpërthimi s’ka lidhje me mua! Nuk kam konflikte

Tritol afër biznesit/ Ferdi Sterkaj: Shpërthimi s’ka lidhje me mua! Nuk kam konflikte

10:00, 24/05/2024
A+ Aa A-

Pronari i lokalit në afërsi të të cilit shpërtheu tritol në Malësinë e Madhe ka deklaruar se sasia e eksplozivit që shpërtheu ishte vendosur në një parking publik në zonën e Ramzës, teksa shtoi se “nuk është pronë e imja”.

Ferdi Sterkaj tha se shpërthimi nuk ka lidhje me të, duke shtuar se s’ka pasur kërcënime e konflikte.

Ai kërkoi që policia të zbardhë ngjarjen dhe të gjenden autorët.

Ferdi Sterkaj: Lënda plasëse nuk ka lidhje me mua. Tritoli është vendosur në një parking publik i zonës së Razmës që nuk është pronë e imja. Nuk kam asnjë konflikt dhe ky shpërthim me lëndë plasëse nuk lidhet me mua. Parkingu është i shkëputur nga biznesi im dhe prona ime. Aty afër parkingut ndodhet vetëm një reklamë por është pronë publike e përbashkët.

Nuk kam probleme dhe nuk kam patur asnjë kërcënim apo konflikte. Shpresoj që policia ta zbardh se me çfarë lidhet kjo ngjarje dhe të gjenden autorët.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco