Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PL Ilir Meta, deklaratë për mediat

EMRAT/ Sekuestrohen armë zjarri në Tiranë, goditet grupi që i trafikonte nga Kosova

EMRAT/ Sekuestrohen armë zjarri në Tiranë, goditet grupi që i trafikonte nga Kosova

09:57, 24/05/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka goditur një grup që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, ku gjatë aksionit u arrestuan 4 persona.

Aksioni u finalizua pranë terminalit të autobusëve të juglindjes në Tiranë. 10 armë zjarri u sekuestruan nga agjentët e policisë.

Këto armë ishin trafikuar nga Kosova drejt Tiranës nga 4 të arrestuarit.

SYRI TV raporton se në pranga ranë Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi.

NJOFTIMI ZYRTAR

Tiranë/Goditet një grup kriminal që trafikoi armë zjarri nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 10 armë zjarri.   

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", finalizoi operacionin e koduar “Transportuesi 2”. 

Gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 28 vjeç, B. Sh., 20 vjeç, E. Th., 25 vjeç, dhe M. K., 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.    

Shtetasi B. K. dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin E. Th., një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi B. K., në bashkëpunim me shtetasin M. K., kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit. 
  
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.     
   
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco