Vetëvrasja e efektives së policisë, gjykata e Tiranës liron nga qelia të dashurin e saj

Vetëvrasja e efektives së policisë, gjykata e Tiranës liron nga qelia të dashurin e saj

11:38, 27/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28 vjeçarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" pas vetëvrasjes së policises 21 vjecare Aldorjana Loshi.

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “arrest në shtëpi” Endri Nikan i cili sipas policisë ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshi dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me të në telefonin e saj.

Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco