Arrestimi i punonjësit të Policisë në Fier dhe 3 personave të tjerë, AMP sekuestron edhe drogë

Arrestimi i punonjësit të Policisë në Fier dhe 3 personave të tjerë, AMP sekuestron edhe drogë

11:20, 27/05/2024
A+ Aa A-

Një efektiv policie ka përfunduar në pranga pasi përdorte një banesë të marrë me qira për të magazinuar lëndë narkotike. Mësohet se në banesën e efektivit u gjet një sasi prej 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco