Mbante kallashnikov pa leje në banesë, përfundon në pranga 62-vjeçari

Mbante kallashnikov pa leje në banesë, përfundon në pranga 62-vjeçari

11:43, 27/05/2024
A+ Aa A-

Në 62-vjeçar në Rrëshen është arrestuar këtë të hënë si rezultat i operaconit “Sundimi i ligjit”, pasi mbante në banesë 1 kallashnikov pa leje.

Gjatë kontrollit të bërë pas marrjes së informacioneve, policia gjeti dhe sekuestroi armë zjarri kallashnikov me krehër dhe fishekë në të.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante pa leje, armë zjarri, në banesën e tij në fshatin Shëngjergj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. H., 62 vjeç. Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov me krehër dhe fishekë në të, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco